Më rastin e shënimit të 28 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demostratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, familjarë të të rënëve dhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe në vendin e rënies së tyre.
Fillimisht, kryetari Lladrovci dhe qytetarët e komunës sonë janë nisur nga Komuna deri të vendi i rënies së tre dëshmorëve Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala te hekurudha, vendi i ashtuquajtur “të rampa”, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta lulesh.
Kryetari Lladrovci tha se tre dëshmorët e lirisë, Enveri, Shania e Sahiti së bashku me një grup të qytetarëve të Drenasit, qysh herët kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra të okupatorit. Me 31 janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa” në demostratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morinën dhe Sahit Shala, ndërsa plagosën 27 qytetarë të tjerë.

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...