Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka filluar mbledhjen urgjente në zyrë e saj qendrore në Prishtinë.
I pari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij në ora 14:30, për të diskutuar për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, për krerët shtetëror raporton arbresh.info.
E, kjo mbledhje ka zgjatur plotë 1 orë diskutim. Nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, nuk janë deklaruar për media, duke thënë se më vonë do të dalin me një komunikatë për media.
Ndryshe bëjmë të ditur se, nga këto arrestime të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë arrestuar dje ish-kreu i Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasniqi, ndërsa sot janë arrestuar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, krerët shtetëror si presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli./Arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...