Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, ka kërkuar sërish nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga ai personalisht dhe palët e tjera të prekura në këtë projekt.
Ata kanë dal kundër kësaj marrêveshje, raporton Arbresh.info.
Kujtojmë se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, ka miratuar termet e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë ‘drita e gjelbër’ veprimeve të dakorduara për implementim.
Kjo është marrëveshja e publikuar nga kryeministri Avdullah Hoti:
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...