Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka uruar presidenten Vjosa Osmani.
“Në mesazhin e tij, Presidenti Nausėda ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, të cilat bazohen në respektin e ndërsjellë, dhe ka shprehur besimin se ka ende potencial të pashfrytëzuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve politike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidenti lituanez ka shprehur përkrahjen shtetërore për avancimin evropian të Kosovës.
“Duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme të Lituanisë për rrugëtimin evropian të Kosovës, Presidenti Nausėda ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar në avancimin e reformave evropiane dhe përkrahjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thekson presidenca.
Nausėda ka theksuar gjithashtu qëndrimin parimor të Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe ka shprehur bindjen se të dyja vendet do të vazhdojnë të jenë të bashkuara në përballjen me sfidat globale.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...