Grupi parlamentar Lista Serbe ka reaguar pas pengimit të qytetarëve serbë për të marrë pjesë në tubimin e SNS-së në Leposaviq, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2 prillit në Serbi.
“Serbët në Kosovë janë të privuar nga liria e lëvizjes dhe e organizimit politik. Ne jemi të sigurt që shteti ynë, Serbia do të ketë një përgjigje të qartë për këtë dhunë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Lista Serbe, si reagim ndaj bllokadës së autobusëve me përkrahës të SNS-së të cilët ishin nisur sot drejt Kosovës, transmeton arbresh.info.
Skenat e kthimit të autobusëve me simpatizantë politikë, sipas grupit parlamentar i cili kohëve të fundit është rikthyer në institucionet e Kosovës pas disa muajve bojkot, dëshmojnë se vetëdija politike shqiptare është një shekull larg nga standardet demokratike evropiane.
Ata kanë kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me këtë ngjarje./Arbresh.info.
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës