Lista serbe ka mohuar akuzat e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Tomaniq e cila një ditë më parë tha se dyshon që Lista serbe dhe “Severna Brigada” qëndrojnë prapa djegies së dyqaneve të saj.
Nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq, akuzoi Listën Serbe lidhur me djegien e lokalit në pronësi të saj.
“Interesante se si Natasha Tomaniq, sikurse shefi i saj, Albin Kurti, dinë shkakun e zjarrit para se të kryhet ndonjë hetim dhe të dalin rezultatet nga shërbimet profesionale”, tha Lista Serbe përmes një reagimi.
Tutje, në këtë reagim thuhet se Lista Serbe është duke luftuar për mbrojtjen e popullit serb dhe se komuniteti ndërkombëtar është duke bërë presion të madh mbi pushtetin në Kosovë.
“Në kohën kur ne po luftojmë për ruajtjen e popullit serb dhe kur presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi regjimin në Prishtinë nuk ka qenë kurrë më i madh, ne kemi bërë thirrje për paqe të panumërta, të vetëdijshëm se ngjarje të tilla nuk janë në favor të popullit tonë, por fakti është se ata janë në favor të Kurtit për të larguar vëmendjen e publikut nga presioni që është nën të dhe për të justifikuar praninë e trupave pushtuese në zonat serbe në veri të Kosovës…”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./Arbresh.info
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...