Ditën e shtetësisë së Serbisë, 15 shkurtin, serbët në Kosovë këtë vit mund ta presin me një festë të madhe.
Përfaqësuesit e tyre politik kanë paralajmëruar aktin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Për këtë veprim të njëanshëm Lista Serbe ka i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës në rast se këta të fundit nuk ndërmarrin hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.
E këto kushtëzime janë të papranueshme për ekzekutivin kosovar.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryemnistrit kosovar, megjithatë thotë se institucionet kanë detyrim krijimin e Bashkësisë së Komunave, por se puna nuk nis pa kthimin e Listës Serbe në kuvend e qeveri.
I menjëherëshm ka qenë regimi i Listës serbe. Në një letër derguar Klan Kosovës, shefi i saj Slavko Simiq, thotë, se ata nuk e pranojnë këtë arsyetim qeveritar.
Sipas tij s’ka kurrëfarë lidhje mes kthimit të Listës në institucione dhe formimit të AKS-së. Simiq ka shtuar se qeveria e Isa Mustafës duhet të punojë me ekipin menaxhues dhe OSBE-në për të shkruar statutin e AKS-së.
Për këtë shkak Simiq ka shtuar se nuk i pranojnë më arsyetimet.
Në krejt këtë plan të ri të shpalljes së njëanshme të themelimit të Asociaconit,deri në mes shkurt ,në rast se këtë nuk e bënë Qeveria e Kosovës, serbët e këtushmë , kanë marrë mbështetje nga Krerët e shetit të Serbisë.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...