Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb.
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha në një konferencë për media se kjo parti ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave në komunat me shumicë serbe, por se partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rashiqit ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë.
Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në Prizren ka fituar 332 vota, në Gjakovë 52, ndërsa në Ferizaj 33.
“Jemi të detyruar të presim vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh ai.
Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shtoi se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.
Në bazë të numërimit të 98.40 për qind të votave, Lista Serbe ka fituar 4.37 për qind të votave apo 37.896 vota.
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola