Lista Serbe ka akuzuar kryetaren e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq se po pengon hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Sipas tyre, Trajkoviq po paguhet mirë për të dhënë deklarata edhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Trajkoviq po paguhet mirë për të dhënë deklarata në prokurorinë e Prishtinës kundër Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, dhe ata janë të ndarë nga familjet e tyre për më shumë se gjashtë muaj”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke e shfajësuar Milan Radojçiqin.
Trajkoviq në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë të vërtetën se kush e vrau Ivanoviqin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje derisa të dalë në shesh e vërteta.
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...