Listë për persekutim të serbëve e ka quajtur Lista Serbe një numër emrash të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili tha se janë pjesëtar të grupeve kriminaëe që veprojnë në veri të Kosovës.
Lista Serbe përmes një shkrimi në “Facebook”, e quajti konfirmim të pretendimeve të tyre të kahershme se autoritetet e Kosovës “kanë një listë për përndjekjen e serbëve”.
“Urrejtja e Albin Kurtit ndaj gjithçkaje serbe shkon aq larg sa që publikon edhe listë për përndjekjen e serbëve, e cila përfshin madje edhe vëllanë dhe të birin e Presidentit Aleksandar Vuçiç”, ka shkruar Lista Serbe.
Këto emra të publikuar nga Armend Muja, Lista Serbe tha se “janë emra për t’u përndjekur të cilën Kurti dhe Sveçla vazhdimisht provojnë ta fshehin”.
“Linçim dhe shënjestrim publik të kokave” ndaj Danillo dhe Andrija Vuçiç, e quajti Lista Serbe, publikimin e emrave të familjarëve të Presidentit të Serbisë.
“Prandaj i bëjmë thirrje komunitetit ndërëkombëtar që urgjentisht dhe publikisht të dënojnë këtë persekutim të serbëve. Këso deklarata në mënyrë të drejtpërdrejtë justifikojnë ekzistencën e barrikadave dhe rezistencën paqësore të popullit serb i cili s’pajtohet me lakun rreth qafës së tyre nga Kurti”, ka shkruar Lista Serbe./arbresh.info/
lexo edhe:
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro