Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviq, deklaroi se ky grup parlamentar nuk do të marrë pjesë në grupet punuese për shqyrtimin e tri projektligjeve të cilat u miratuan javën e kaluar në lexim të parë nga deputetët.
“Unë jam kundër këtij propozimi (të rendit të ditës) sepse dëshiroj të them se Lista Serbe nuk është pajtuar me këto ligje dhe nuk ka votuar në Kuvend andaj nuk duhet të japë kontributin në këto ligje sepse i bie se i mbështes këto nëse votoj për këto pika”, tha Mojsiloviq.
Ai po ashtu u shpreh se nuk dëshiron te jetë pjesë e grupeve punuese të këtyre ligjeve.
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...