Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim, për lirimin e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizje të lirë, pas një kohe të gjatë.
E pas vendimit të kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, ka reaguar edhe Lista Serbe përmes një shkrimi në “facebook”, të cilët kërkuan që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pengojnë zbatimin e këtij vendimi.
Siç vlerësuan nga ky Lista Serbe, vendimi shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen.
“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është qëllimi i Prishtinës. Ura ku ndodhën më shumë se njëmijë sulme me motive etnike nga jugu në veri është një simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimi i Prishtinës për të dëbuar serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban në të cilin ata mbijetuan në numër më të madh. Ky vendim i paligjshëm dhe jolegjitim i marrë nga kuazi-këshilltarët pa asnjë legjitimitet në mesin e qytetarëve, do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në këto zona. Njëkohësisht, është vazhdimësi e pushtimit të veriut nga Albin Kurti, i cili u mësua me rolin e pushtimit Gauleiter”, thuhet në postim.
Lista Serbe tha se kërkon nga KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që ta pengojnë sa më shpejt zbatimin e këtij vendimi, t’i japin hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë dhe paqen.
“Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga Prishtina dhe këshilltarët e Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut”, përfundon postimi./Arbresh.info/
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...