Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi.
Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për t’u vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe autoritetet shtetërore të shëndetësisë kanë paralajmëruar nga 15 qershori vaksinim masiv kundër COVID-19.
E për t’u realizuar ky proces të gjitha komunat tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe deklarojnë se janë gati për vaksinimin në masë. Krahas ekipeve mjekësore autoritetet komunale kanë përgatitur edhe hapësirat ku do zhvillohet procesi i imunizimit e që kryesisht janë përzgjedhur salla kulturore dhe sportive.
Në Prishtinë procesi i imunizimit masiv do të vazhdojë në Sallën “1 Tetori”.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Rrezart Halili thotë se tanimë kanë bërë trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe se i kanë dakorduar planet me MSh-në dhe IKSHPK-në në mënyrë që ky proces të realizohet pa telashe.
“Që nuk luajta pranë Cristiano Ronaldos”, Rodrygo flet për p...
ShBA dhe Izraeli zhvilluan muaj të tërë “planifikimesh të ng...
Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të ra...
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...