Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se rrugët që lidhin Serbinë me Kosovën përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Merdar, të cilat ishin bllokuar më herët nga qytetarë serbë, janë liruar për qarkullim.
“Ju njoftojmë se sipas informatave, rruga që shpie nga magjistralja e Rashkës për në PKK Jarinjë është zhbllokuar dhe është liruar për qarkullim,” thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Pak më herët, kjo qendër kishte njoftuar për bllokimin e rrugës në drejtim të Jarinjës nga qytetarë serbë, të cilët kishin shkaktuar pengesa serioze në lëvizjen e automjeteve, duke ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës.
“Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se magjistralja në Rashkë, në drejtim të Jarinjës, është e bllokuar nga disa qytetarë serbë. Ne kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël, sepse kemi informata se vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet,” thuhej në një postim të mëhershëm të QKMK-së.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit