Policia e Kosovës ka njoftuar se një prej të arrestuarve në aksionin e djeshëm në Ministri të Bujqësisë dhe dy lokacione të tjera, është liruar në procedurë të rregullt.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zyrtarët e tjerë të arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.
Ndryshe, këta zyrtarë janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit.
Gjatë bastisjeve në disa zyre dhe vendbanime të personave të arrestuar janë konfiskuar: 433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë./arbresh.info/
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës