Është liruar nga burgu edhe një ish-ushtar i UÇK-së i cili akuzohej për krime lufte. Bëhet fjalë për Sabit Gecit nga Llausha e Skenderajt. Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët, duke theksuar se Geci u mbajt padrejtësisht për rreth gjashtë vite në burg.

“Sot, pas 6 viteve u lirua nga burgu vëllau ynë Sabit GECI i cili padrejtësisht u mbajt në vuajtje te dënimit.Drejtësia edhe pse vonë, prapë triumfoi. Mirë se erdhe në mesin tonë Vëlla”, thuhet në postimin e familjarëve të Sabit Gecit, Arbërit.

Muajin e kaluar janë liruar nga burgu edhe Rrustem dhe Hetem Geci të cilët se bashku më Sabit Gecin ishin shpallur fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile si dhe për vrasjen e dy vëllezërve Berisha më 18 qershor 1999 në Skenderaj.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?