Gani Geci është liruar nga arresti shtëpiak derisa vendimi për dënimin e tij të bëhet i plotfuqishëm.
Geci u dënua sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me 4 vjet e gjysmë burg.
Geci ndodhej në arrest shtëpiak, ndërsa pas dënimit të tij, kryetari i trupit gjykues Vidar Stensland kërkoi mendimin e palëve në lidhje me këtë masë sigurie.
Prokurorja e EULEX-it Neeta Amin kërkoi dërgimin e menjëhershëm të Gecit në burg, me arsyetimin se kanuni në Kosovë është më i fuqishëm se ligjet.
Gani Geci prej sot do të vazhdojë të qëndrojë në liri, pasi sot i është hequr masa e arrestit shtëpiak
“Duke marrë parasysh që në Kosovë kanuni është më i fortë se edhe vetë ligji, prokuroria mendon se Gani Geci duhet të shkojë në burg për shkak se në Kosovë jemi dëshmitarë se jo gjithçka përfundon me shpalljen e vendimit dhe rreziku që Gani Geci ta përsërisë veprën është i madh, andaj për këtë prokuroria mendon se deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit ky duhet të shkojë në burg,” tha prokurorja Amin.
Propozimin e prokurores e kundërshtoi Ndrec Dodaj, avokati i Gani Gecit që tha se klienti i tij më nuk i ka borxh askujt që dikush të frikësohet se atij po i ndodh ndonjë gjë.
Gjykata vendosi që deri në plotfuqishmëri të vendimit Geci të qëndrojë i lirë./Kallxo/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...