Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt Sllovenisë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju