Sot është raportuar për një rrahje që ndodhi mes mërgimtarëve në mesditë në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbi, përkatësisht në Merdarë.
konfliktin që kishte nisur në territorin e Serbisë, për të përfunduar me rrahje në atë të Kosovës, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë për Indeksonline se për rastin në fjalë janë arrestuar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 12:00 është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë