Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Lipjan janë lajmëruar dy raste të dhunës në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Viktima femër K/Ashkali ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë. /arbresh.info/
Irani: SHBA i është përgjigjur propozimit të fundit për paqe
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu