Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka vizituar sot bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha.
Limaj në Facebook ka shkruar se ishte kënaqësi që ka takuar bilbilin e këngës shqipe që i ka hapur rrugë emancipimit të femrës shqiptarë në fushën e artit dhe kulturës.
Postimi i Limajt në Facebook:
Sot, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami, deputeten Shukrije Bytyqi, dhe me bashkëpunëtorë të Nismës, vizituam bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Është kënaqësi shumë e madhe të takosh të madhen, Nexhmije Pagarusha, bilbilin e këngës shqipe, që i hapi rrugë emancipimit të femrës shqiptare në fushën e artit dhe kulturës.
Faleminderit për mikpritjën e ngrohtë që na dhurove, krenaria jonë, Nexhmije Pagarusha.
F. L
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...