Kreu i NISMA-së për Kosovën Fatmir Limaj është i zhgënjyer me drejtësinë në Kosovë. Po thotë se është e ndikuar nga politika dhe se drejtësia në Kosovë gjendet para një rrënimi të plotë nëse vazhdohet me logjikën e deritashme.
Fatmir Limaj, thotë se kjo është shumë shqetësuese dhe alarmante, madje habitet se si Ministria e Drejtësisë po rrijë e heshtur ndaj gjithë asaj që po ndodh në sistemin e drejtësisë si në gjykata por edhe në Këshillin Prokurorial.
Limaj po ashtu shprehet i habitur se si njerëzit të cilët janë në krye të mbrojtjes së ligjshmërisë, dhe nga të cilët pritet që të zbatojnë ligjin dhe të ndihmojnë në konsolidimin e shtetit ligjor e demokratik në këtë vend heshtin përballë tërë kësaj
Duke folur për siç thotë ai, skandalin e fundit të rastit ‘Kleçka’ thotë se duhet parë në prizmin e përgjithshëm e jo si një rast individual.
Këtu, Limaj thotë se duhet patjetër që të hapet një mundësi për të hetuar në tërësi gjitha faktet e prezantuara në media me qëllim që të vijë deri tek e vërteta e cila para se gjithash, sipas tij do ti shërbente sistemit të drejtësisë edhe ashtu të dëmtuar shumë dhe do të jepte një pasqyrë të qartë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Limaj thotë se nuk do të heshtë përderisa thotë se duhet të lirohet nga bandat të cilët nuk ja duan të mirën vendit. /arbesh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...