Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të njëmbëdhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë situatë një “reprizë të panevojshme” që po dëmton vendin.
Limaj ka theksuar se vonesat në formimin e institucioneve janë të pajustifikueshme dhe ka kërkuar që zgjidhja të vijë përmes marrëveshjeve politike dhe kompromisit ndërmjet partive.
Ai u bëri thirrje partive kryesore që të mos e vazhdojnë procesin me dështime të përsëritura, por të marrin kohën e duhur për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte formimin e institucioneve.
“Ftesa ime është që tri patrit e mëdha të marrin kohën e duhur dhe të gjejnë një zgjidhje, një zgjidhje që do të qoj në formimin e institucioneve. Partitë duhet ta marrin kohën e duhur dhe jo çdo dytën ditë ta bëjmë reprizën e njëjtë. Kjo është një lloj reprize e panevojshme. Rrugët gjenden përmes marrëveshjes. Nëse partia e parë nuk. E ka shumicën atëherë le ta bëjnë të tjerët. Nisma është këtu që Kosova të mos ketë krizë institucionale. Ftesat ne asnjëherë nuk i kemi refuzuar për tu takuar. Kosova ka nevojë sa më shpejtë për institucione”, tha ai./Arbresh.info
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën