Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive parlamentare që të shkarkojnë Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë si në aspektin ekonomik por edhe atë diplomatik.
“Bashkohuni në Kuvend të Kosovës sa më shpejt dhe shkarkojeni këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin. Ftesa ime është për deputetët që të bashkohen dhe ta shkarkojnë këtë qeveri, e jo qeveria të ju shkarkoj juve”, ka thënë Limaj.
Një deklaratë të tillë, Limaj e bëri gjatë konferencës për media ku prezantoi aderimin e ri në këtë parti, dr.Murtez Zekolli.
Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik. “Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme”, tha Limaj./rtk
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit