Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.
Limaj vlerëson se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.
“Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi”, shkruan Limaj në Facebook.
Limaj zotohet se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, ndërsa ka theksuar se do të kërkojnë edhe hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës.
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...