Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka refuzuar të komentojë hapjen e kufijve.
Limaj thotë se nuk do të flas për këtë temë. Sipas Limajt, kjo është rrënim i shtetit të Kosovës dhe askush ai thotë se s’ka mandat të bëjë një gjë të tillë.
“Nuk flas për këtë temë. Ju po i bëni një pyetje zëvendëskryeministrit të Kosovës, pse s’po i hapni kufijtë me bërë copa vendin e juaj. Kurrë nuk e keni atë përgjigje prej meje. Kjo është me rrenu shtetin tim. Hajde bisedojmë për një vend tjetër. Hajde flasim për Shqipërinë t’i hapim kufijtë të Tropoja a të Kukësi. Kjo nuk është paqe dhe mos pritni nga ky vend me mundin e sakrificën që është bërë për 100 vite me kontestu drejtuesit e vendit të vet”, ka thënë Limaj në një intervistë për “Report TV”.
Kosova thotë se Limaj ka bërë kompromise të dhimbshme duke ofruar të drejta minoriteteve më shumë se çdo shtet tjetër.
“Liria e Kosovës është arritur më shumë mund e sakrifica të brezave të ndryshëm dhe nga ky projekt shqiptarët mund të dalin më mirë dhe asnjëherë më keq. Me prek shtetin e Kosovës kjo nuk do të ndodhë”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, Limaj ka thënë se Tirana mund ta ndihmojë Kosovën shumë, por jo ta udhëheqë procesin. Për Kosovën, Limaj ka thënë se nuk mund të bisedohet në Tiranë.
Ai ka thënë se Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në bërjen e shtetit të Kosovës./Report TV/
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...