Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Bota ka humbur një nga humanistët më të mëdhenj të kohës, i cili fitoi cmimin Nobel për Paqe falë angazhimit të tij të pashoq në mbylljen e konflikteve dhe arritjen e paqes kudo në botë.
“Qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e ish-sekretarit të OKB-së në kohën e luftës, dhënë Kosovës, por edhe në etapat tjera të zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...