Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, të rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Në një postim në Facebook, Limaj theksoi se Mujë Krasniqi ishte ndër celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, duke nënvizuar kontributin e tij vendimtar në luftën për liri, shkruan Arbresh.info
Ai shtoi se në këtë përvjetor kujtohet me pietet të lartë jeta dhe vepra e komandant Kapuçit, ndërsa vuri në pah se e njëjta datë shënon edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë,” ka shkruar Limaj, duke i quajtur sakrificat e tyre themelin e shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës.
Në fund, kryetari i NISMA-s u shpreh me nderime të larta për të rënët: “Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 27 vitesh, lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.”/Arbresh.info
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...