Kreu i partisë Nisma, Fatmir Limaj kërkon nga opozita parlamentare që të bojkotoj të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës.
Ai thotë se ky bojkotim duhet të bëhet nga opozita derisa të shkarkohet Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan arbresh.info.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Limaj thotë se shkarkimi i Muratit duhet të bëhet patjetër pasi sipas tij, është tallur me sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit.
“Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi të cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti”, ka shkruar Limaj./arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...