Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar para seancës së 35-të të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur sërish në përpjekje për konstituimin e institucioneve.
Në një deklaratë për media, Limaj shprehu shqetësim për situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme për formimin e institucioneve të reja, pavarësisht fitores së partive në zgjedhje.
Ai theksoi se situata aktuale kërkon reflektim të thellë jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët.
“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe. Në krejt këtë situatë, apeli im te qytetarët është: shikoni kujt po ia jepni besimin. Është koha me adresu përgjegjësinë”, tha ai.
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...