NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo forcë politike do jetë në gjithë Kosovën në garë për zgjedhjet lokale!
“Sot, së bashku me Kryesinë e NISMA Socialdemokrate, diskutuam për përgatitjet dhe angazhimin tonë për zgjedhjet lokale.Me përkushtim dhe vizion të qartë, në çdo qytet të Kosovës të ofrojmë burra e gra, djem e vajza të përgatitur nga të gjitha fushat, njerëz me integritet, përvojë dhe vullnet për ndryshim. NISMA Socialdemokrate do të paraqesë një program serioz dhe të besueshme për qytetarët, duke ofruar zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe duke ndërtuar një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar Limaj.
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...