Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka takuar struktura dhe simpatizantë të Nismës në këtë qytet.
Limaj thënë se para pesë viteve kanë qenë të bindur se vendi ka nevoje për një parti politike, e cila ofron dhe bashkon njerëz.
Partia të cilën ai e drejton, ka thënë se nuk e do votën e mashtrimit e sharjes.
“Sonte në Pejë bashkë me bashkëpunëtorë takuam strukturat drejtuese dhe simpatizantë të Nismës në këtë qytet të cilëve, iu shpreha mirënjohjen time për gjithë angazhimin e tyre në këto pesë vite të ekzistimit të Nismës”.
“Koha ka dëshmuar se sa ka qenë i nevojshëm themelimi i një subjekti politik i cili ofron dhe bashkon njerëz”.
“Nisma tanimë është kthyer në zëdhënës të atyre që nuk i mbron askush, prandaj Kosovës, dhe Dukagjinit i duhet koncepti socialdemokrat i Nismës dhe në këtë drejtim ne presim bashkëpunim të ngushtë të degëve tona në Dukagjin dhe forcim të Nismës në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin