Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth lajmit për vdekjen e ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.
Limaj ka thënë se do ta kujtojnë përherë atë dhe veçanërisht zërin e saj autentik që ka raportuar nga frontet e luftës.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Fatmir Limajt.
Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e hershme të ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj.
Do ta kujtojmë përherë atë, veçanërisht zërin e saj autentik, duke raportuar nga frontet e luftës gjithandej vendit.
Në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Fetnetën.
U prehsh në paqe Fetnete!
FL
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...