Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve në Prishtinë.
Ushtruesi i detyrë se OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se nga kjo vizitë e kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj, kanë marr urime për ditën e veteranit të UÇK-ës.
“Nga vizita e Limajt, na ka uruar ditën e Luftëtarit. Kjo është e lavdishme për ne”, ka thënë Klinaku, shkruan arbresh.info
Ndërkaq, kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka thënë se kjo ditë është një ditë që e ka sjell lirinë e këtij vendi.
“Takimi i kësaj dite është për t’ia uruar Ditën e Veteranit. Kosova po përballet me këtë situatë që është më tani dhe ne besojmë në lirinë e atyre që do të shpallen të pafajshëm. Kosova mbi 20 vite ka fituar lirinë e saj e mbi 10 vite pavarësinë e Kosovës, kështu që ato e kanë sjell lirinë e kështu ato po e vazhdojnë në gjykim juridik. Ne besojmë ne pafajësinë e tyre”, ka thënë Limaj./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK