Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy më sy, që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Ai madje ka zbuluar për herë të parë se kishin arritur marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit me Kurtin, një natë para seancës ku do të propozohej emri për krye kuvendar.
Pavarësisht se sipas Limajt, ai dhe Kurti kishin pasur marrëveshje xhentëlmenësh për këtë post, që tash e 30 seanca ka bllokuar konstituimin e kuvendit, pikërisht në atë seancë ishte propozuar emri i Albulena Haxhiut, e cila është bërë tashmë simbol i bllokadës.
“Kur keni kërkuar partneritet në kuvend, për postin e kryeparlamentarit?, Sigurisht, Kurti ka pas nevojë me diskutu, njëjtë edhe unë. Të nesërmen jemi takuar vetëm ne të dy në kryeministri…Kemi pasur një marrëveshje xhentellmene, gojore. Jemi pajtuar, ka mbetur që ai me shku me propozu tek organet e veta, partnerëve të vetë edhe unë organeve të mija. Takimi është kryer në 11 në mbrëmje, takimi ka filluar në ora 8 ose 9 në mbrëmje. Marrëveshje me shkrim nuk kemi pas, vetëm dakordim gojor. E kemi cakërruar këtë marrëveshje me ujë. Jemi dakorduar, si marrëveshje mes xhentellmenëve. [Marrëveshja ka qenë që të nesërmen ju të votoheni si kryetar i kuvendit?] – Po marrëveshja kështu ka qenë. Unë i thash Kurtit nuk jam i interesuar për qeveri, nëse donë partneritet është kjo, nëse i donë numrat”, tha Limaj në Klan.
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...