Më shumë se kurrë tani ka nevojë që të bashkëbisedohet në këtë udhëkryq në të cilin ndodhet vendi, në mënyrë që mos e marrim drejtimin e gabuar.
Kështu ka thënë kreu i Partisë Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj në debatin që e zhvilloi në Ferizaj më temën “Kosova në udhëkryq”.
Me këtë rast Limaj ka drejtuar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe ka kërkuar zgjidhje.
“Duke parë realitetin e ashpër çfarë jemi duhet të ndryshojnë marrëdhëniet e komunikimit mes nesh, duhet të vlerësohet angazhimi dhe puna e njerëzve, duhet të distancohet punëtori nga jopunëtori, duhet t’i thuhet stop mashtruesit, duhet krijohet siguria nga ata që ta forcojnë fëmijën deri tek ai që ta udhëheq shtetin”, ka theksuar Limaj.
Sa i përketë çështjes së dialogut Limaj tha se Vuçiqi, nuk do të ulet dhe ta pranojë Kosovën, por sipas tij pala kosovare duhet të ketë më shumë respekt dhe përgjegjësi për vendin,shkruan rtk.
“Kosova e ka obligim për veten e vetë të jetë serioze, e pjekur e angazhuar dhe e përkushtuar të demonstrojë pjekuri dhe gatishmëri politike në dialog. Dialogu është art dhe është shumë me rëndësi sjellja e juaj në atë dialog. Aty e humbni dhe e fitoni simpatinë, aty e humbi dhe e fitoni mundësinë”, ka shtuar Limaj.
Debate në temën “Kosova në udhëkryq” të organizuar nga Nisma Social Demokrate do të ketë edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...