Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, njëheresh Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar suksese në misionin e tij.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi, shkuan Arbresh.info.
Limaj tha se integrimet europiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si vend.
Kreu i Nismës ka ngritur çështjen e zvarritjes së liberalizimit të vizave, duke shprehur pakënaqësinë me vonesën e panevojshme në këtë proces.
Poashtu ai ka thënë se pret nga BE që t’i mbaj fjalët dhe t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, në mënyre që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në kryeqendrat europiane. Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë me kohë të caktuar në mënyre që të arrihet deri të marrëveshja përfundimare me njohje reciproke mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Szunyog, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në agjendën e integrimit europian, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe për të kaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19 në fushën e ekonomisë./Arbresh.info/
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërki...
Irani takohet me diplomatë evropianë për bisedime të reja bë...
Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë...