Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje edhe deputetëve të partive në pushtet, që ta përkrahi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Limaj ka bërë me dije se gjatë kësaj javë do t’i nisin konsultat edhe me deputetë të pozitës rreth këtij mocioni.
Ai ka thënë se disa deputetë të koalicionit qeverisës edhe publikisht kanë shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, prandaj beson se opozita do ta ketë përkrahjen e tyre.
Limaj ka pohuar se mosrealizimi i premtimeve që kanë dhënë partitë në pushtet ka rritur pakënaqësinë qytetare. Kjo Qeveri, sipas Limajt nuk është në ballë të zgjidhjeve të problemeve, por thjesht një Qeveri administrative inerte. Ai është i bindur se pas zgjidhjeve të reja, kurdo që mbahen ato, Qeverinë e re do ta drejtojë opozita
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad