Fatmir Limaj, deputeti i Nismës për Kosovën, ka thënë se vendit po i kërkohet t’i merret sovraniteti juridiko-politik me krijimin e Gjykatës Speciale.
Limaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se deputetët treguan se askush nuk mund t’i detyrojë të votojnë kundër vullnetit të tyre.
“Qeveria na ka sjell një amendament që do t’i merret sovraniteti i Kosovës në raport me sistemin tonë juridiko-politik. Koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bindte deputetët, gjë që dëshmon se askush nuk mund ta detyrojë deputetin të votojë kundër vullnetit të tij. Sovranitetin deputetit ia ka dhënë populli me votën e tij”, ka thënë Limaj.
“Me votimin e këtyre amendamenteve, Kosovës po i kthehet pavarësia e mbikëqyrur dhe ne nuk kemi nevojë për këtë”, ka shtuar më tutje Limaj.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...