Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend tri projektligje të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.
Si Qeveri e Kosovës, ai thotë se presin që edhe Kuvendi i Kosovës t’i japë dritën jeshile këtij transformimi.
“Miratimi i këtij projektligji tregon se FSK është e gatshme për t’u shndërruar në Ushtri dhe për të kontribuuar për sigurinë në vend, rajon dhe më gjerë në partneritet të plotë me vendet mike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’./arbresh.info/
Kuvendi nesër mban seancë solemne
Sulm “bërthamës” së liderëve në Iran/ Izraeli: Objektiv do j...
Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot sërish takon ...
Prokuroria konfirmon arrestimin e Mossit: Dyshohet për lëndi...
Dje u kërkua ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij, i dyshua...
Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacol...