Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, e quan një momentum të rëndësishëm, i cili do të përshpejtojë përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë.
Ai në emisionin Debat në RTK ka thënë se administrata amerikane është përkujdesur që një vend i rëndësishëm botëror si Izraeli ta njohë shtetin e Kosovës, duke e forcuar kështu pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Limaj tha se kthimi direkt i SHBA-së në tryezën e dialogut është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë.
“SHBA kanë thirrur dy vende në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja ka elemente gjeopolitike dhe nuk është thjesht një marrëveshje për normalizim ekonomik”, u shpreh ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...