Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka pritur sot në takim drejtues nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Në këtë takim ai u premtoi atyre mbështetje të vazhdueshme për prodhuesit vendorë, raporton arbresh.info
“Patëm rastin që kryetarët dhe anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës të na informojnë me ballafaqimet që po kanë prodhuesit tanë. Ky takim do të na shërbej që pastaj në bashkëpunim të ngushtë me klubin të marrim masa në funksion të zhvillimit të vendi tonë, dhe për të krijuar një mesazh për prodhuesit tanë, që ne jemi këtu për t’u ofruar të gjithëve mundësitë për t’i lehtësuar prodhimet vendore. Do të kenë një mbështetje të fuqishme për prodhuesit vendorë që të rriten e të krijojnë vende të reja të punës”, tha Limaj.
E përfaqësuesi i Klubit të Prodhuesve Astrit Shabani tha se do në të ardhmen do të kërkojë përgjegjësi nga Limaj për premtimet e dhëna në këtë takim.
“Shumë shpejt do të jemi prapë këtu për të ju mbajtur përgjegjës për fjalët tuaja”, ka thënë ai.
Sipas tij ky takim ishte më shumë njoftues për punën e prodhuesve vendorë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1545958218802598/
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik