Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se ende nuk ka marrë asnjë ftesë për të diskutuar për ndonjë rrugëdalje.
Limaj ka paralajmëruar se do të jetë ai iniciator i një takimi me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Arbresh.info.
Limaj këtë e bëri të ditur pas dështimit të seancës së 45-të për zgjedhen e kryetarit të Kuvendit.
“Jam i interesuar të gjejmë zgjidhje. Duhet të gjenden rrugë. Neve askush nuk na ka ftuar për ndonjë ide tjetër, nëse na ftojmë jemi të gatshëm për ta trajtuar nëse ndihmon drejt një zgjidhje. Momenti është krijimi i institucioneve, jo për spektakël
“Kemi me vazhdu me pas takime, kryeministrin nëse nuk gaboj është në Bosnjë, kam ndërmend edhe unë me ftua me pi kafe – kështu me tentu që të gjejmë zgjidhje”, tha Limaj. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...