Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se dialogu final me Serbinë do të jetë tema që do ta përcjellë Kosovën në muajt në vazhdim dhe se duhet qasur seriozisht.
Limaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ftuar deputetët të bëjnë një prerje të dialogut të deritashëm dhe atij që do të fillojë tani.
Ai tha se dialogu i deritashëm nuk ka prodhuar rezultate dhe se faza finale nuk ka nisur ende.
Sipas Limajt, spektri politikë në Kosovë ka kohë që të arrij një konsensus sa më të gjerë.
“Ftesa ime është kemi kohën e mjaftueshme të ulemi si grupe politike për të bërë platformën të ulemi e të harmonizojmë një qëndrim të përbashkët dhe të gjejmë një formule, e cila përfshin dhe inkorporon një konsensus sa më të gjerë të forcave politike dhe të jemi sa më të përgatitur për këtë pjesë finale. Dialogu i deritanishëm nuk ka sjellë rezultate, sepse ka qenë jotransparent. Koha është që të ulemi seriozisht e të përgatitemi për atë që po na vjen”, ka thënë Limaj në seancën plenare ku po diskutohet për dialogun.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...