Limaj: Deklarata e Departamentit të Shtetit shuan zërat konspirativ për plan sekret

10:40 | 27 Mars 2020
A Z

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla.

“Deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB”.

lg.php.gif“Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garancë dhe nder për vendin tonë. Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-të”, shkruan ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale