Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka takuar të gjitha strukturat e degës së partisë në Malishevë, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i degës, Ragip Begaj, njëherësh Kryetar i komunës së Malishevës.
Gjatë takimit Limaj ka folur për situatën politike në vend, dhe në veçanti ai u ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
“Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht NISMA nuk proteston kundër individëve, NISMA thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin, prandaj motoja e kësaj proteste është “ç’kapja e shtetit”, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve”, ka thënë Limaj
Kryetari i degës, Begaj, tha se NISMA në Malishevë është duke u mobilizuar mirë për të marr pjesë në protestën paqësore që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë./Arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...