Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj iu është drejtuar mediave pas arrestimit të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Në fjalimin e tij Limaj tha se sot është arrestuar ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton portali arbresh.info
“Kjo e bën të diskutueshme luftën për liri. Bëjmë apel te të gjitha institucionet që të bashkohemi dhe të kontribuojmë për drejtësi. Beteja sot për drejtësi ka filluar në Dhomat e Specializuara”, deklaroi Limaj.
LEXO EDHE: Arrestohet Jakup Krasniqi
Tutje kryetari i Nismës, pjesë e së cilës është edhe vetë Krasniqi, tha se arrestimi i këtij të fundi është një goditje mbi gjithë Kosovën.
“Tani e tutje zotëri Krasniqi do ta bëjë atë betejë siç e ka bërë në beteja tjera. Kjo është një goditje e rënde për gjithë Kosovën e mbi të gjitha për familjen e rrethin e gjerë. Do ta presim bacin Jakup edhe një herë duke u kthyer fuqishëm me certifikatë që e përfaqëson atë njeri si humanist i ndershëm sakrifikues patriot e luftëtar”, tha Limaj.
Kujtojmë se edhe vetë Fatmir Limaj është përballur me drejtësinë ndërkombëtare të Hagës për krime lufte, por që i njëjti është shpallur i pafajshëm./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...