Përfaqësues të ndërmarrjeve publike kanë shfaqur problemet e zbavitim të ligjit për faljen e borxheve që ka hy në fuqi më 2 shtator të këtij viti. Ata gjatë takimit që kishin më përfaqësues të komisionit për faljen e borxheve kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin në praktik të faljes së borxheve.
Por përfaqësuesi i komisionit Agim Dibrani, preferoj që përgjigjet të ua kthehej me shkrimë.
Besa Shatri nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), tha se kjo kompani nuk ka filluar ende zbatimin e këtij ligji, pasi ende nuk e kanë të qartë se a ka të drejtë ligjore që KEK t’i transformoj procesin KEDS-it, e cila tash është ndërmarrje private.
Po ashtu, edhe Kujtim Qela, përfaqësues i kompanisë regjionale të mbeturinave në Gjakovë “Çabrati”, kishte paqartësi duke pyetur se çka përfitojnë nga falja e borxheve.
“Thatë ju si kryesisë që kompanitë nuk përfitojnë në kuadër të qeverisë për faljen e këtyre borxheve. Ne jemi kompani regjionale po me vetëfinancim. Rastin konkret kemi borxh ndaj Administratës Tatimore për vitin 2000,2002, 2003,2004. Në qoftë se neve nuk na falen borxhet nga ATK-ja, ku na i falim diku 1 milion e 17 mijë euro. Atëherë çka po përfitojmë nga ky ligj”, tha Qela.
Ndërsa, Kapllan Parduzi, menaxher i departamentit për konsumatorë pranë kompanisë regjionale “Prishtina”, nëPrishtinë, kishte paqartësi me borxhet që ndërmarrjet shoqërore i kanë kompanisë. Ai po ashtu paraqiti problem edhe çështjen e kategorizimit të faljeve të borxhit, si tek rasatet sociale.
Ndërsa, kryesuesi i komisionit, Agim Dibrani vendosi që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet që sot i paraqiten përfaqësuesit e ndërmarrjeve, kompanive të iu përgjigjen me shkrim.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë kohës që përfaqësues të kompanive po i shprehnin pakënaqësitë e tyre, në fillim të takimit, tha që është i informuar për implementimin e ligjit por sugjeroj përfaqësuesit e komisionit që të merren parasysh sugjerimet e përfaqësuesve që ishin ardhur sot në takim.
“Më kanë informuar për ecurinë e implementimit të këtij ligji siç thashë më herët është bërë progres në disa prej organizatave buxhetore. Pak tek komunat edhe tek Administrata Tatimore. Kurse tjerat ende kanë ngecë në publikimin e listës së borxhlinjve edhe n ë dhënien e udhëzimeve qarta për subjektet që përfitojnë nga ky ligj. ..Të merrni parasysh këto sugjerime në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojë sa më parë nga ky ligj.”, tha Hoti.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, përfaqësues nga dogana, ATK, komunat kanë raportuar për sfidat dhe të arriturat e procesit. Ndryshe, pjesa më e madhe e këtyre borxheve janë ndaj ndërmarrjeve publike me 465 milionë euro, 148 milionë euro borxh ndaj ATK-së, 6 milionë euro për doganën dhe rreth 57 milionë borxh të tatimit në pronë nëpër komuna të ndryshme.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...