Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së ka votuar pakon me tre projektligje që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, duke i proceduar ato në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Transformimi i FSK-së i bëri bashkë pozitë e opozitë, të cilët i mbështetën projektligjet, me përjashtim të Listës Serbe, përfaqësuesi i së cilës në këtë komision u shpreh kategorik kundër, duke paralajmëruar njëherësh se nuk do të votojnë pro shndërrimit në ushtri të Kosovës.
Por sot në mbledhjen e krysisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që ligjet për ushtrinë të kalojnë për seancën e së enjtes, e jo në seancën e sotme.
Kjo ka bërë që dy partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosja të mos marrin pjesë në seancën e sotme, kurse akuzuan kryeparlamentarin Kadri Veseli, se qëllimisht ka manipuluar me këto ligje.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës me shefat e grupeve parlamentare, e aty u vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 18 tetor.
Ndërkaq, në orën 10:00, pritet të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e mbetura.
Në rend dite janë gjithsej 25 pika.
Armend Zemaj nga LDK-ja, tha se nuk marrin pjesë në seancën e sotme që është vazhdim i asaj të mbetur në gjysmë, raporton Arbresh.info
“Arsyet tashmë janë të ditura. Seanca e thirrjes për të enjten ka ligje më me rëndësi që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në Ushtri. LDK-ja do të marr pjesë në seancën e së enjtes”, tha ai.
Ndërkaq, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja, tha se në këtë mbledhje të kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten.
“Konfirmojmë qëndrimin e VV-së, do të jemi në seancën e së enjtes që ka të bëjë me FSK-në. Por ne shprehim shqetësimet ku pati kërkesa që kjo pako të shtyhet sepse nuk ka buxhet. Tek tash e kanë kuptuar se nuk kanë buxhet për avancimin e FSK- së, por ne insistuam që të jetë në seancë”, tha Haxhiu.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...