Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka dënuar ashpër fushatën kundër rrugës Deçan – Plavë, të ndërmarrë nga Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciative e Igumenit Janjiç dhe të mos pengojnë ndërtimin e rrugës nacionale Deçan – Plavë.
“Politika anti shqiptare e Manastirit të Deçanit vetëm sa po vjen e po forcohet, andaj i bëjmë thirrje Manastirit dhe personelit të tije, që të tërhiqet nga lojnat e ndyra të cilat do të prodhojnë destabilizim të rendit të përgjithshëm në Deçan dhe rrethinë.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha forcat politike në Deçan për unifikim dhe përgjigje sa me të madhe kundër iniciativës së serbo-madhit Janjiç për ndalimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, dhe kërkojmë që të organizohet një protestë e madhe popullore, me të cilën do të kërkohet ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë”, thuhet në reagim.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...